Lidhje

Franca, Britania dakort për bashkëpunim në fushën e energjisë civile bërthamore


Franca dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord të punojnë së bashku në fushën e energjisë civile bërthamore dhe kanë krijuar një forum bërthamor për të çuar më tej bashkëpunimin.

Në një deklaratë të përbashkët sot, Presidenti i Francës Zhak Shirak dhe Kryeministri britanik Toni Bler shpallën planet për të shfrytëzuar kërkimet dhe përvojën e të dy vendeve. Më herët sot, udhëheqësit mbajtën një takim të shkurtër të nivelit të lartë në Paris.

Forumi i ri bërthamor franko-britanik do të përfshijë përfaqësuesit e qeverisë dhe ekspertët bërthamorë. Vendet evropiane janë të interesuara së tepërmi që të shtojnë burimet e energjisë, veçanërisht pas ndërprerjes kohët e fundit të furnizimit me naftë dhe gaz.

Në një raport që do të lëshohet në javët e ardhëshme, qeveria e zotit Blair pritet të propozojë ndërtimin e uzinave të energjisë bërthamore. Franca siguron të paktën 75 përqind të elektricitetit të saj nga burimet bërthamore.//rd//

XS
SM
MD
LG