Lidhje

Irak: 24 të vrarë në mbarë vendin në një seri sulmesh nga kryengritësit


Një seri sulmesh ka lënë të vdekur të paktën 24 vetë në mbarë Irakun, përfshirë 9 vetë të vrarë në 2 shpërthime të veçanta në Bagdat. Sulmet e djeshme ndodhën në një kohë kur një ekip mjekësh ligjorë të ushtrisë amerikane mbërritën në Irak për të ekzaminuar trupin e udhëheqësit të vrarë të al-Kaidës, Abu Musab al-Zarkaui.

Në një konferencë për shtyp në Bagdat, Gjenerali-Majori William Cladwell tha se trupit të Zarkauit do t’i bëhet autopsia për të eliminuar çdo dyshim për shkakun e vdekjes. Zyrtarë amerikanë dhe irakianë e kanë cilësuar vrasjen e Zarkauit si një fitore në luftën kundër terrorizmit, por shtojnë se ka të ngjarë që dhuna në javët e ardhshme të shkallëzohet.

Presidenti Bush tha se terroristët dhe kryengritësit do të përpiqen të tregojnë se mund të vazhdojnë sulmet edhe pa udhëheqësin e al-Kaidës. //ad//

XS
SM
MD
LG