Lidhje

NATO mund të marrë pjesë në stërvitjen e forcave në Darfur


Zyrtarët e NATO-s po shqyrtojnë një kërkesë që ka bërë javën e kaluar Bashkimi Afrikan, që trajnuesit perëndimorë t’u bashkohen njësive ushtarake afrikane në rajonin e Darfurit, në Sudan. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Shefer, tha se ministrat e mbrojtjes të NATO-s diskutuan lidhur me këtë çështje në një takim ditën e enjte.

Drejtori i Qendrës së Drejtimit Strategjik të NATO-s, koloneli britanik David Short, thotë se Bashkimi Afrikan i ka kërkuar gjithashtu NATO-s ta vazhdojë mbështetjen aktuale për misionin në Darfur, ku përfshihet dërgimi dhe largimi i trupave nga rajoni, si dhe ndihma për trajnimin e tyre.

Forca e sigurisë prej 7 mijë vetësh e Bashkimit Afrikan nuk ka qenë e aftë ta verë nën kontroll dhunën mes grupeve kryengritëse, trupave qeveritare dhe milicisë arabe Xhanxhavid.//lk

XS
SM
MD
LG