Lidhje

Shkëmbime të reja sulmesh mes palestinezëve dhe izraelitëve


Zyrtarët palestinezë thonë se në një sulm ajror izraelit u vranë sot dy militantë, pasi ata hapën zjarr me raketa ndaj Izarelit, duke plagosur një person.

Ushtria izraelite thotë se objekt i sulmit ishte një qendër nga ku hidhen raketa në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Personat e vrarë në këtë sulm u identifikuan si anëtarë të organizatës Hamas. Ky grup, dje qëlloi me raketa ndaj Izraelit për herë të parë në më tepër se një vit, pas vrasjes së 8 palestinezëve në një shpërthim në një plazh të Gazës. Palestinezët fajësojnë Izraelin për shpërthimin.

Autoritetet izraelite thonë se po përpiqen të përcaktojnë në se shpërthimi u shkaktua nga një predhë artilerie që gaboi objektivin. Krahu ushtarak i Hamasit thotë se do t’i vazhdojë sulmet me raketa, derisa qyteti jugor i Izraelit, Sderot, të shndërrohet në një qytet fantazmë. Duke komentuar lidhur me shkëmbimin e sulmeve, ligjvënësi palestinez, Saeb Erekat paralajmëroi se dhuna veçse do të sjellë më tepër dhunë.//lk

XS
SM
MD
LG