Lidhje

Irak: Al Kaida kërcënon për sulme në shkallë të gjerë


Grupi terrorist Al-Kaida në Irak deklaroi se do të kryejë sulme në shkallë të gjerë, pas vrasjes së udhëheqësit të saj, Abu Musab al-Zarkawi, nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara javën e kaluar. Ky grup thotë në një deklaratë të publikuar në internet se sulmet e tij në të ardhmen “do ta trondisin armikun si tërmet dhe do ta shkundin atë në gjumë”.

Komandanti amerikan në Irak, gjenerali Xhorxh Kejsi, tha sot në një intervistë për programin televiziv FOX NEWS se forcat amerikane do të jenë të përgatitura për më tepër sulme. Ai shtoi se Al-Kaida në Irak po kalon nëpër një periudhë delikate tani që udhëheqësi i saj është vrarë.

Në zhvillime të tjera, policia irakiane thotë se 5 irakianë u vranë ndërsa ushtarët britanikë u përleshën me forcat kryengritëse në qytetin jugor të al-Amarës. Ndërsa në Bagdat, nga shpërthimi i një makine bombë u vranë 4 vetë. //rd//

XS
SM
MD
LG