Lidhje

Shqipëria njeh zyrtarisht Republikën e Malit të Zi


Qeveria e Shqiperisë vendosi njohjen zyrtare të Republikës së Malit të Zi, shtetit më të ri të Ballaknit, i cili u shkëput nga Serbia, pas referendumit për pavarësinë pak javë më parë.

Qeveria e Tiranës e miratoi aktin e posaçëm normativ që prej 4 ditësh, por sot ajo e bëri të njohur këtë vendim. Për ta mbyllur plotësisht këtë cikël, Parlamenti, sipas njoftimit të qeverisë, do ta ratifikojë këtë akt brenda kësaj jave.

Vetëm pak orë pas shpalljes së rezultateve zyrtare të referendumit në Malin e Zi, Ministri i Jashtëm shqiptar Besnik Mustafaj u shpreh se Shqipëria do ta njihte menjëherë dhe pa mëdyshje Republikën e Malit të Zi. Madje, ai paralajmëroi hapjen shumë shpejt atje edhe të përfaqësisë diplomatike shqiptare.//lk

XS
SM
MD
LG