Lidhje

Dita e Flamurit ne Shtetet e Bashkuara


14 qershori është Dita e Flamurit në Shtetet e Bashkuara. Shtëpia e ankandeve Sotheby e New Yorkut e shënoi 14 qershorin këtë vit me një ofertë të veçantë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Kane Farabaugh njofton se si festa dhe historia gërshetohen në një koleksion privat të flamurëve, që e paraqiti atë në ankand, ku shuma e propozuar për shtijen e tij kapi shifrën e 10 milionë dollarëve:

Simbolet e kombit amerikan nuk kanë ndryshuar që në fillimet e tij, simbole që aktualisht janë nën kujdestarinë e firmës Sotherby. Zëvendëskryetari i kompanisë Sotheby, David Reddon: "Është ironi të mendosh se objekti më i rëndësishëm në fushën e betejës nuk ishte shpata, pushka, apo topi; ishin pikërisht ngjyrat e flamurit", thotë zoti Reddon.

Për vendin që ato përfaqësojnë, ngjyrat ishin më tepër se vetëm ngjyra. Pikërisht në një betejë, më tepër se dy shekuj më parë, gjatë Luftës amerikane për pavarësi, filloi historia e katër flamurëve... Koloneli në pension James Johnson e përshkruan rëndësinë e flamurit që në fillimet e ushtrisë amerikane: "Flamuri mbrohej së tepërmi,- thotë ai. Kapja e tij nuk duhej lejuar. Kjo do të ishte si një lloj çnderimi për regjimentin. Ushtarët grumbulloheshin rreth flamurit në betejë...ai ishte shenjë identifikuese e njësisë së tyre".

E tillë ishte edhe njësia e Dytë Kontinentale e Dragojve...Ata marshuan drejt betejës më 2 korrik të vitit 1779, në veri të qytetit të New Yorkut, për të luftuar kundër forcave britanike dhe atyre lojaliste në Paund Ridge. Por ndërsa nuk pati një fitore të qartë në këtë betejë të Luftës Revolucionare, njësia e Dragonëve u mund nga Kolonel-lejtnanti Banastër Tarleton, një oficer britanik famëkeq, i cili njihej si një komandant i pamëshirshëm.

Ky është flamuri që kapi Tarleton në Pound Ridge. Ai do të merrte edhe tri flamj të tjerë, pasi do t’i mundëte forcat amerikane në Betejën Uaxhaos, në Karolinën e Jugut, në vitin 1780. Një pikturë e Sir Joshua Reynolds, e ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Londrës, e paraqet Tarletonin me këta tre flamuj tek këmbët e tij. Pas vdekjes së gjeneralit Tarleton në vitin 1833, flamujt kaluan nga muret e shtëpisë së Tarletonit, në një tjetër shtëpi... dhe sot, në ankandin Sotheby të New Yorkut, rreth 226 vjet më vonë.

Ndërsa familja që i shiti ato mendonte se koleksioni ishte diçka e veçantë, Sotheby e konsideron atë si një zbulim. Flamuri që gjenerali Tarleton kapi në Paund Ridge ishte i pari që paraqiste 13 shiritat e kuq dhe të bardhë, që përfaqësonin kolonitë amerikane të asaj kohe. Një tjetër që ai mori në Karolinën e Jugut, është i pari flamur që paraqet 13 shirita në një sfond blu. Të dy këta flamuj, janë variante të flamurit të sotëm të Shteteve të Bahskuara, që njihet si shiritat dhe yjet: "Nuk kemi asnjë flamur nga periudha e Luftës Revolucionare, pra ky që kemi është më i hershmi". Nëndrejtori i Sotheby’-it David Reddon, është një ekspert për flamujt, ai di edhe orgjinën e prodhimit të tre prej tyre. "E dimë që tre prej flamujve vijnë nga Filadelfia janë prodhim i vitit 1778 dhe në përshkrimin që e shoqërojnë, thuhet se janë të rinj. Në se kanë qenë të rinj në vitin 1778, sigurisht që flamujt u prodhuan në Filadelfia, ngaqë ky shtet ka një industri mjaft të njohur të prodhimit të flamujve".

Pikërisht ky koleksion privat i një familjeje, u dërgua në ankandin Sotheby. Reddon thotë se Shtëpia e Ankandeve dhe familja që e shet koleksionin, janë të përkushtuar t’u shesin flamuj blerësve të përgjegjshëm.

Në fund të fundit, ata shpresojnë që publiku amerikan do të ketë rastin të shohë këta simbole të rrallë të themelimit të kombit të tyre që janë ruajtur mirë. //rd//

XS
SM
MD
LG