Lidhje

Kryeministri Berisha nesër drejt Prishtinës


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha do të niset nesër për një vizitë tre ditore në Kosovë. Ai pritet të takohet me përfaqësuesit e lartë të UNMIK-ut, KFOR-it dhe drejtuesit qeveritar dhe politik të Kosovës.

Kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Prishtinë, ndërsa vdekja e presidentit Ibrahim Rugova bëri që të anullohej pak muaj më parë udhëtimi i parashikuar i kreut të qeverisë shqiptare. Disa vite më parë zoti Berisha u nis për në Kosovë, por udhëtimi i tij u ndërpre pas sugjerimeve të UNMIK-ut, atëherë i drejtuar nga Bernard Kushner, se kushtet e sigurisë nuk e mundësonin vizitën e tij.

Gjatë qëndrimit në Kosovë kryeministri Berisha do të vizitojë edhe disa qytete. Në Prishtinë e Gjakovë ai pritet të dekorohet dhe me titullin Qytetar Nderi. Vizita e kryeministrit shqiptar pason atë të kreut të qeverisë së Kosovës Agim Çeku pak kohë më parë në Tiranë, ndërkohë që kushtet e këqija të motit anulluan në momentet e fundit, ardhjen në Tiranë të kryeadministratorit Soren Jessen Petersen, pak ditë përpara se ai të njoftonte dorëheqjen e tij nga posti. //rd//

XS
SM
MD
LG