Lidhje

Presidenti i Iranit përshëndeti paketën e nismave ndërkombëtare


Presidenti i Iranit përshëndeti paketën e nismave ndërkombëtare, që iu ofrua vendit të tij, në shkëmbim të pezullimit të pasurimit të uraniumit dhe kthimit në tryezën e bisedimeve.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad, i cili ndodhet në Kinë, u tha sot gazetarëve se oferta është një hap përpara dhe se Irani do ta shqyrtojë atë me kujdes. Ai tha se përgjigja do të vijë në kohën e duhur në përputhje me interesat e vendit të tij.

Oferta iu paraqit Teheranit nga pesë vendet e përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania.

Në Bruksel, udhëheqësit e Bashkimit Evropian, i bënë thirrje Iranit të japë një përgjigje të shpejtë dhe pozitive. Në deklaratën e udhëheqësve të Bashkimit Evropian theksohet se çdo zgjidhje duhet të marrë parasysh si shqetësimet që ekzistojnë rreth programit bërthamor të Iranit ashtu edhe e drejta e Iranit për të përdorur për qëllime paqësore energjinë bërthamore.

XS
SM
MD
LG