Lidhje

Presidenti Bush pranon sfidat në Irak


Presidenti Bush thotë se në Irak mbeten sfida të shumta por Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për të vendosur paqen dhe sigurimin në vend.

Në fjalimin e përjavshëm në radio, Presidenti i bëri një përmbledhje vizitës së tij të paparalajmëruar në Irak në fillim të javës së kaluar. Ai tha se mundi të shikojë nga afër karakterin e fortë dhe vendosmërinë e kryeministrit irakian Nuri al-Maliki.

Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë Irakun të përmirësojë gjendjen e sigurisë, t’i japë fund korrupsionit, të ndëshkojë shkelësit e të drejtave të njeriut dhe të zhvillojë ekonominë. Ai premtoi gjithashtu se do të vazhdojë të mbështesë kryeministrin në përpjekjet për të vënë nën kontroll milicitë e paligjshme, për të ndërtuar një sistem gjyqësor dhe për të nxitur ripajtimin. Por Presidenti Bush pranoi se ende mbeten sfida serioze, ku përfshihet ajo që ai e quajti vendosmëri e armikut për të vrarë njerëz të pafajshëm.

Në fjalimin radifonik në emër të Partisë Demokrate, udhëheqësja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi bëri thirrje për tërheqjen e trupave nga Iraku sa më shpejt që kjo të jetë praktikisht e mundur. //rd//

XS
SM
MD
LG