Lidhje

Sllovakët në zgjedhjet parlamentare


Votuesit në Sllovaki po votojnë për zgjdhjet parlamentare, të parat që kur vendi hyri në Bashkimin Evropian dhe në Nato dy vjet më parë.

Një koalicion i qendrës së djathtë i drejtuar nga kryeministri Mikulas Dzurinda është në garë të ngushtë me partinë kryesore opozitare të majtë, Smer.

Asnjëra palë nuk pritet të fitojë vota të mjaftueshme për të siguruar shumicën në parlamentin me 150 vende, duke bërë të mundur një qewveri koalicioni. Votimi përfundon sonte dhe rezultatet finale pritet të dalin nesër.

Zoti Dzurinda po kërkon një mandat të tretë në postin e tij. Ai ka miratuar një numër politikash të tregut të lirë dhe udhëhoqi vendin ish komunist drejt Bashkimit Evropian dhe Natos në vitin 2004.

Drejtuesi i partisë Smer, Robert Fico thotë se politikat e qeverisë i kanë shërbyer më shumë investitorëve të huaj dhe qytetarëve të pasur të vendit. //rd//

XS
SM
MD
LG