Lidhje

Botërori 2006: FIFA dëbon një zyrtar të saj nga finalet


Një zyrtar i lartë i Fifës nga Afrika u dëbua nga botërori i futbollit pasi pranoi se kishte shitur bileta në tregun e zi tri herë më shtrenjtë. Ismail Bamxhi, ish-president i Federatës botsvanase të Futbollit u përjashtua sot nga finalet e Kupës së Botës.

Presidenti i Fifës, Zep Blatter, tha se pret që Konfederata Afrikane e Futbollit të ndërmarrë masa të tjera kundër zotit Bamxhi, pasi Fifa nuk ka fuqi ta përjashtojë automatikisht një pjesëtar të komisionit ekzekutiv të saj. Blatter tha se është tejet i zemëruar për këtë skandal. Ai e drejtoi personalisht vetë mbledhjen e komisionit, që vendosi të lironte nga funksioni në këto finale zotin Bamxhi dhe i kërkoi atij të largohej sa më shpejt nga Gjermania. //az//

XS
SM
MD
LG