Lidhje

Afganistan: Forcat e koalicionit vrasin të paktën 85 talebanë


Ushtria amerikane në Afganistan thotë se gjatë këtyre ditëve forcat e koalicionit kanë vrarë të paktën 85 të dyshuar si kryengritës talebanë, në kuadër të një ofensive të gjerë. Zyrtarët thonë se rreth 40 luftëtarë talebanë u vranë të premten kur trupat e koalicionit goditën një kamp të ekstremistëve në provincën Uruzgan pas grumbullimit të tyre.

Po të premten, u vranë dy ushtarë të koalicionit kur automjeti i tyre ndeshi në një minë në provincën Kunar.

Gazeta Uashington Post shkruan se, ditëve të fundit, forcat amerikane i kanë intensifikuar sulmet e tyre ajrore ndaj objektivave talebane në Afganistanin jugor me avionë që nga B-52-shët e deri tek aeroplanët e vegjël të telekomanduar Predator. Gazeta thotë se forcat amerikane në Afganistan, gjatë tre muajve të fundit, kanë kryer 340 sulme ajrore, më shumë se dyfishi i atyre në konfliktin irakian. //az//

XS
SM
MD
LG