Lidhje

Prokurorët kërkojnë dënimin me vdekje të Sadam Huseinit


Në Irak, prokurorët kanë kërkuar dënimin me vdekje për ish-presidentin Sadam Husein dhe dy të pandehur të tjerë lidhur me akuzat për vrasjen e 148 irakianëve shiitë.

Gjatë argumenteve përmbledhëse sot në Bagdat, prokurorët kërkuan që Sadami, vëllai i tij Barzan Ibrahim al-Tikriti dhe ish-nënpresidenti Taha Jasin Ramadan të dënohen me vdekje.

Kryeprokurori Xhafar al-Moussaui tha se ndëshkimi më i rëndë duhet zbatuar për krime kundër njerëzimit për vrasjen e civilëve. Me paraqitjen e argumenteve përmbledhëse filloi faza e fundit e procesit 8-mujor.

Pritet që pala mbrojtëse të paraqesë argumentet e saj përmbledhëse më 10 korrik. Sadam Huseini dhe 10 të pandehur të tjerë akuzohen për vrasjen e 148 irakianëve shiitë në qytetin Duxhail, pas një përpjekjeje për atentat ndaj Sadam Huseinit, të ndërmarrë në atë qytet në vitin 1982.//lk

XS
SM
MD
LG