Lidhje

Irak: Lirohen një pjesë e punëtorëve të marrë peng


Zyrtarë irakianë thonë se të paktën 30 prej 64 punëtorëve të fabrikës, që u mor nën kontroll dje nga persona të armatosur, u liruan.

Autoritetet e sigurimit thonë se mes pengjeve të liruar ka gra dhe muslimanë suni. Dy pengje u vranë ndërsa përpiqeshin të iknin. Nuk është e qartë se çndodhi me pengjet e tjerë, të cilët mendohet të jenë shiitë. Ministri i kabinetit irakian Fowzi Hariri, foli sot në televizion rreth pengjeve. Ai tha fillimisht se 64 vetë ishin marrë peng. Incidenti ndodhi në një kompleks industrial në Taxhi, në veri të Bagdatit.

Sadam Huseini hyn në grevë urie

Në lajme të tjera, autoritetet ushtarake amerikane në Irak thanë se kryengritësit vranë 5 ushtarë amerikanë në sulmet e kryera të martën dhe të mërkurën. Nga zhvillimet e tjera, avokati mbrojtës i Sadam Huseinit tha se klienti i tij dhe disa të pandehur të tjerë kanë filluar një grevë urie për të protestuar ndaj mungesës së masave të sigurisë për avokatët mbrojtës.

Dje, disa persona të armatosur rrëmbyen dhe më pas vranë një prej anëtarëve kryesorë të ekipit mbrojtës të Sadam Huseinit. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit e dënoi vrasjen, por shtoi se avokati i vrarë nuk i kishte pranuar masat e sigurisë të ofruara nga pala amerikane.//lk

XS
SM
MD
LG