Lidhje

Rusia e sheh procesin e statusit të Kosovës si një shembull për rajonet separatiste


Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Rusisë tha se vendi i tij e shikon procesin për përcaktimin e statusit të Kosovës si një shembull për rajonet separatiste të Gjeorgjisë. Ai u zotua ta ngrejë këtë çështje në takimin e ministrave të jashtëm të tetë fuqive të mëdha në Moskë. Këto komente Mikhail Kamynin i bëri në një intervistë me agencinë ruse të lajmeve Interfaks.

Moska ka mbështetur separatistët e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, që u shkëputën nga Gjeorgjia në fillim të viteve 90-të. Rusia ka patur paqeruajtës në të dy rajonet. Gjeorgjia është zotuar t’i marrë përsëri ato nën kontrollin e qeverisë qendrore. Megjithatë, zoti Kamynin tha se ai nuk do që ta ngrejë këtë çështje në grupin e tetëshes, sepse do të preferonte që takimi i Moskës të përqendrohej në çështjet për të cilat vendet anëtare janë dakord.//lk

XS
SM
MD
LG