Lidhje

Presidenti Bush u bën thirrje shteteve të përgjegjëshme të ndalin përhapjen e armëve


Presidenti Bush po u bën thirrje të gjitha shteteve të përgjegjëshme që të bashkohen për ndaljen e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

Komentet e presidentit Bush u bënë nëpërmjet një deklarate që u lexua sot për delegatët në Varshavë në një takim të nismës për mospërhapjen e armëve, nismë e kryesuar nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Bush përgëzoi mbi 70 vendet anëtare të kësaj nisme për gadishmërinë e tyre për të gjetur përqasje të reja në luftën kundër përhapjes së armëve vdekjeprurëse. Presidenti Bush e ndërmorri këtë nismë gjatë vizitës së tij në Varshavë në vitin 2003. Një prej objektivave kryesore të kësaj nisme është krijimi i koalicionit ndërkombëtar për të ndaluar shtënien në dorë nga terroristët të armëve të shkatërrimit në masë, dhe për të bllokuar tregun e zi për armë të tilla.

Agjencia franceze e lajmeve njofton se presidenti polak Lek Kazinski theksoi programin bërthamor të Iranit dhe zhvillimin e raketave të Koresë së veriut si provë për nevojën e përpjekjeve të përbashkëta për ndalimin e përhapjes së armëve. //rd//

XS
SM
MD
LG