Lidhje

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni bën thirrje për zhvillimin normal të zgjedhjeve


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, Xhillian Millovanoviç, përsëriti sot qëndrimin se nëse zgjedhjet në Maqedoni nuk zhvillohen ashtu siç duhet, atëherë të gjithë do ta paguajnë çmimin.

Ambasadorja amerikane tha se përgjegjësinë duhet ta mbajnë drejtuesit partiakë shqiptarë dhe ata maqedonas. Ata, tha zonja Millovanoviç, duhet të mbajnë përgjegjësinë jo vetëm për anëtarët e paritive të tyre, por edhe për të gjithë ata që i mbështesin personat që nxisin incidentet.

Ndërkohë, policia maqedonase i hedh poshtë akuzat e Partisë Demokratike Shqiptare e cila thotë se njësi speciale të policisë po mbështesin aktivistë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) gjatë kryerjes së incidenteve.

Nga ana tjetër, BDI thotë se incidentet e dhunshme shkojnë në dëm të të gjithë shqiptarëve në rajon dhe i bën thirrje PDSH-së që të zhvillojë një fushatë të qetë dhe demokratike.//lk

XS
SM
MD
LG