Lidhje

Sekretarja Rajs, në Moskë për të marrë pjesë në takimin e Grupit të 8-ëshes


Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs, ndodhet në Moskë për të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të grupit të tetë vendeve të industrializuara.

Rendi i ditës pritet të përfshijë propozime për arritjen e marrëveshjes me Iranin për të pezulluar pasurimin e uraniumit dhe për rifillimin e bisedimeve për zbutjen e shqetësimeve të perëndimit në lidhje me ambiciet bërthamore. Qeveritë perëndimore kanë ofruar një seri stimujsh ekonomikë dhe premtojnë të fillojnë bisedime shumëpalëshe me Teheranin nëse pezullon pasurimin e uraniumit.//lk

XS
SM
MD
LG