Lidhje

SHBA: Mot i keq i shoqëruar me përmbytje të mëdha


Parashikuesit e motit po paralajmërojnë për mundësinë e përmbytjeve të tjera në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara, pas disa ditë shirash të rëmbyeshëm që përmbytën rrugët dhe bënë të detyrueshëm evakuimin e banorëve.

Këtu në Washington, vazhdon edhe sot gjendja e jashtëzakonshme dhe disa nga ndërtesat qeveritare janë mbyllur për shkak të dëmeve të shkaktuara nga shiu. Jashtë Uashingtonit, më shumë se dy mijë njerëz u evakuuan gjatë natës në qarkun Montgomeri të Merilendit fqinj, për shkak të rrezikut të shpërthimit të një dige liqeni.

Gjetkë po në Merilend, tre vetë vdiqën kur vërshimi i ujrave i rëzoi nga karoceria e kamionit me të cilin udhëtonin. Një zyrtar i policisë tha gjithashtu se dy adoleshentë nga Merilendi figurojnë të humbur që nga dita e djeshme dhe vazhdojnë kërkimet për ta. Metereologët thonë se që të premten e kaluar, në kryeqyetin amerikan ka rënë deri në 30 centimetra shi.

Përmbytje të mëdha kanë përfshirë gjithashtu shtetet e Nju Jorkut e Pensilvanisë. Gjendja e jashtëzakonëshme është shpallur edhe në 10 qarqe të New Yorkut.//lk

XS
SM
MD
LG