Lidhje

Presidenti Bush pret Kryeministrin e Japonisë


Presidenti Bush thotë se është e papranueshme që Koreja e Veriut të vërë në provë një raketë me rreze të gjatë veprimi. Presidenti i bëri këto komente pas bisedimeve sot në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin japonez, Juniçiro Koizumi.

Shërbimet e zbulimit bëjnë të ditur se Koreja e Veriut mund të jetë duke u përgatitur të kryejë një provë me një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi. Presidenti Bush tha se ai dhe zoti Koizumi kishin diskutuar gjatë mbi çështjen e Koresë së Veriut, përfshirë edhe bisedimet 6-palëshe që synojnë t’i japin fund programit bërthamor të Phenianit.

Presidenti tha se kishte shprehur gjithashtu shqetësim lidhur me gjendjen e rëndë humanitare në Korenë e Veriut. Po sot më herët, në një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje, Presidenti Bush vlerësoi Japoninë si një aleate të fortë e cila ka dhënë kontribute të vlefshme në Irak dhe Afganistan. Presidenti Bush do të shtrojë sonte një darkë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë për nder të kryeministrit Koizumi.//lk

XS
SM
MD
LG