Lidhje

Botërori 2006: Bekham liron vendin e kapitenit


David Beckham nuk do të jetë më kapiten i ekipit anglez të futbollit, i cili humbi dje ndaj Portugalisë për çerekfinalet e Botërorit 2006.

Beckham u tha gazetarëve se ai do të vazhdojë të luajë me ekipin por jo si kapiten - pozicion që ai e ka mbajtur prej pothuajse gjashtë vjetësh. Ai e quajti këtë vendimin më të vështirë të karrierës së tij dhe tha se kishte ardhur koha që dikush tjetër të merrte rolin e kapitenit të ekipit, tani që Anglia hyn në një epokë të re nën trajnerin e ri Stiv Mëklerën.

Një dëmtim në këmbë e detyroi Beckhamin të largohej nga fusha para kohe gjatë ndeshjes së djeshme me Portugalinë.

Anglia e humbi ndeshjen me penallti. David Beckham, është një nga lojtarët më të paguar të botës dhe luan me Real Madridin.

Parisi pas fitores me Brazilin

Incidentet e dhunshme dhe vandalizmi karakterizuan festimet nëpër rrugët e Parisit pas fitores së Francës kundër Brazilit me rezultatin 1 me 0 për gjysmëfinalet e Kupës së Botës në futboll.

Të rinj të shumtë thyen xhama dritaresh, u vunë zjarrin makinave dhe hodhën shishe kundër policisë sot në orët e para të mëngjesit përgjatë bulevardit Shanzelize të Parisit.

Policia u kundërpëgjigj me gaz lotsjellës dhe sipas njoftimeve u bënë 69 arrestime. Autoritetet thanë se personat e ndaluar morën pjesë në incidentet e dhunës, të vandalizmit ose të vjedhjes.

Por festimet ishin më tepër të gëzueshme. Parizianët hodhën fishekzjarre, disa u ngjitën në statujat historike duke valvitur flamurë francezë në ngjyrë të kuqe, të bardhë e blu.

Shumë njerëz këndonin hymin kombëtar – Marsejezën dhe kishin lyer fytyrën me ngjyrat e flamurit kombëtar.//ii

XS
SM
MD
LG