Lidhje

NASA shtyn përsëri lëshimin e anijes Discovery


Moti me stuhi e detyroi përsëri agjencinë amerikane të hapësirës NASA të shtyjë nisjen e anijes Diskavëri, lëshimi e parë i një anijeje të tillë që prej një viti.

Zyrtarët e NASË-s thanë se mundësia tjetër për lëshimin e anijes nga Qendra e Hapësirës Kenedi në Florida do të jetë të martën. Ata e shpallën anulimin e nisjes menjëherë pas fillimit të shiut në vendin e nisjes ku ekipet ndihmëse po mbushnin serbatorët e anijes me karburant.

Discovery do të ishte anija e dytë që do të shkonte në hapësirë që nga viti 2003 kur anija Kolumbia u shkatërrua në hyrje të atmosferës së tokës duke shkaktuar vdekjen e shtatë astronautëve në bord.

Vendimi për të dërguar anijen Discovery në orbitë u mor megjithë shqetësimet për sigurinë të shprehura nga dy menaxherët kryesorë të agjencisë. Ata kanë thënë se problemet që çuan në shkatërrimin Columbias, nuk janë zgjidhur ende plotësisht.//ii

XS
SM
MD
LG