Lidhje

NASA: Inxhinjerët zbulojnë një çarje në izolantin e anijes


Agjencia amerikane e Hapësirës thotë se gjeti një të çarë në shtresën izoluese të depozitës së karburantit të anijes Discovery, që po përgatitej për t'u lëshuar nesër.

Zyrtarët e Nasës thonë se po analizojnë të çarën për të vendosur në se do të realizohet apo shtyhet lëshimi i planifikuar. Problemi u zbulua mbrëmë, pas anulimi të lëshimit për shkak të motit të keq.

Ka disa vjet që zyrtarët e Nasës po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për shtresën e jashtme izoluese të depozitës së karburantit, që shkaktoi shpërthimin e anijes Kolumbia në atmosferë në vitin 2003, duke shkaktuar vdekjen e të 7 astronautëve. //ad//

XS
SM
MD
LG