Lidhje

BE-ja e gatshme për negociata tregtare me Rusinë brenda 2007-s


Kryeministri i Finlandës Matti Vanhenen tha se Bashkimi Evropian dëshiron të fillojë negociatat mbi një marrëveshje për tregtinë e lirë me Rusinë vitin e ardhshëm. Duke folur sot në Helsinki, Kryeministri Vanhenen, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit, tha se bisedimet paraprake mund të fillojnë në nëntor, gjatë takimit të lartë ruso-evropian.

Duke folur në të njejtën konferencë shtypi, Shefi i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso, përsëriti kushtin evropian për anëtarësi të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregëtisë para se të arrihet një marrëveshje. Zoti Barrozo po ashtu tha se ai ka miratuar platformën e bisedimeve që synojnë të zëvendësojnë platformën e tanishme të forumit midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian, kur ajo të skadojë në nëntor të vitit 2007.

Komisioni Evropian thotë se marrëveshja e re do të synojë krjimin e marrëdhënieve të drejta e të hapura në sektorët tregëtarë dhe energjitikë midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian. //ad//

XS
SM
MD
LG