Lidhje

4 Korriku - Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara


Më 4 Korrik është Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Në këtë ditë të vitit 1776, 56 përfaqësues të 13 kolonive britanike në Amerikën e Verikut, shpallën se, të veshur me autoritetin e popullit, ata po krijonin një shtet të ri. Do të duheshin edhe 6 vjet luftë me Britaninë, në atë kohë shteti më i fuqishëm ushtarakisht në botë, që Amerika të fitonte pavarësinë.

Në vitin 1872, Shtetet e Bashkuara ishin ende larg së qëni të bashkuara. Në atë kohë ekzistonte një konfederatë me një qeveri të dobët qendrore. Pushteti i vërtetë ishte në duart e qeverive të shteteve. Por shtetet kishin dallime të mëdha përsa i përket fesë, politikës dhe ekonomisë. Shpesh ato ngrinin pengesa dhe tarifa tregëtare ndaj njera tjetrës. Inflacioni ishte i lartë dhe mbi popullsinë u vendosën taksa të shumta. Kaosi ekonomik çoi në trazira civile.

Midis shteteve filluan konflikte për çështje kufijsh. Qeveria kombëtare nuk kishte forca ushtarake për të përballuar rreziqet që i kanoseshin sigurisë. Amerikanët u vunë në kërkim të rrugëve për të gjetur zgjidhje për këto probleme. Por u deshën edhe 7 vjet të tjerë për ta bërë këtë.

Zgjidhja ishte një kushtetutë e re që krijoi një qeveri të fortë kombëtare për t’u marrë me nevojat e vendit, ndërkohë që do të ruheshin një pjesë e kompetencave të shteteve. Por amerikanët ishin të përçarë rreth formës që do të kishte qeveria e re. Shtetet e vogla kërkonin përfaqësim të barabartë me shtetet e mëdha. Shumë banorë kishin frikë se një qeveri qendrore tepër e fortë do të shkelte liritë individuale.

Të gjitha këto çështje u zgjidhën pas disa vjet debatesh dhe kompromisesh. Kushtetuta e re u ratifikua në vitin 1789, pas miratimit të 10 amendamenteve që garantonin liritë themelore si lirinë e fesë, të fujalës, të shtypit, të drejtën e gjykimit me juri dhe mbrojtje të tjera ndaj abuzimeve qeveritare.

Kushtetuta nuk është një instrument që qeveria të kufizojë njerëzit, thoshte Patrick Henry, një prej udhëheqësve të luftës për pavarësi, ajo është një instrument që banorët të kufizojnë qeverinë, që ajo të mos dominojë jetën tonë. Ndonëse kanë kaluar mbi 200 vjet nga miratimi i kushtetutës, ajo vazhdon të jetë instrumenti më i fortë që garanton liritë e amerikanëve. //ad//

XS
SM
MD
LG