Lidhje

Putin i bën thirrje Iranit të pranojë paketën e stimujve


Presidenti rus Vladimir Putin po i bën thirrje Iranit të pranojë një paketë ndërkombëtare me stimuj që synon të zgjidhë ballafaqimin lidhur me programin bërthamor të Teheranit. Ai tha se do të dëshironte që Irani të pranonte ofertën dhe të fillonte negociatat para se në Rusi të fillojë takimi i nivelit të lartë të Tetëshes më 15 korrik.

Edhe Kina i ka bërë thirrje Iranit t’i përgjigjet pa vonesë ofertës dhe u ka bërë thirrje vendeve të tjera të marrin parasysh shqetësimet e Iranit. Një zyrtar i lartë amerikan tha më parë se fuqitë perëndimore do të shqyrtonin marrjen e masave ndërshkimore ndaj Iranit nëse Teherani nuk bie dakord brenda datës 12 korrik për të ndalur pasurimin e uraniumit.

Nënsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Burns tha se pesë vendet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit si dhe Gjermania, do të takohen në Evropë më 12 korrik për të shqyrtuar përgjigjen e Iranit, ndaj kësaj oferte, nëse kanë marrë një përgjigje deri në atë kohë.//lk

XS
SM
MD
LG