Lidhje

Olmert kërcënon me forcën të gjithë ata që godasin vendin e tij


Kryeministri izraelit Ehud Olmert kërcënoi se do të përdorte forcën ndaj të gjithë atyre që godasin vendin e tij. Zoti Olmert foli sot në qytetin Sderot, i cili është goditur gjatë muajve të fundit me raketa të lëshuara nga Rripi i Gazës. Ai i bëri këto komente ndërkohë që skadoi një afat që ekstremistët i kishin dhënë Izraelit për të liruar të burgosurit palestinezë në shkëmbim për lirimin e një ushtari të rrëmbyer izraelit.

Po sot më vonë, një raketë palestineze e hedhur nga Rripi i Gazës qëlloi qendrën e qytetit Ashkelon në Izrael në veri të Gazës. Sipas njoftimeve të para nuk ka patur viktima. Udhëheqësi izraelit tha se vendi i tij e di se kur duhet të ndërmarrë një goditje të vendosur. Izraeli ngarkon me përgjegjësi Sirinë dhe udhëheqësit e Hamasit në Damask për kapjen e ushtarit nga ekstremistët palestinezë.

Po sot, Kryeministri palestinez, Ismail Haniyeh u bëri thirrje rrëmbyesve të ushtarit që ta mbrojnë atë. Ai tha se qeveria e udhëhequr nga Hamasi po zhvillon bisedime me palët arabe për ta zgjidhur krizën.//lk

XS
SM
MD
LG