Lidhje

Astronautët filluan inspektimin e anijes Discoveri


Astronautët në anijen e hapërsirës Discovery filluan inspektimin e e saj për ndonjë dëm që mund të jetë shkaktuar dje gjatë lëshimit. Ekipi vendosi një krah 15 metërsh të pajisur me një kamera dhe me rreze lazer për të inspektuar anën e poshtme të orbitës, si dhe krahët dhe mbulesën e pjesës së saj të përparme.

Zyrtarët e Agjencisë së Hapësirës NASA thanë se pamjet me video treguan se pesë copra ranë nga rezervuari i jashtëm i anijes, gjatë lëshimit të saj. Por ata thonë se mbetjet nuk paraqesin shqetësim lidhur me sigurinë e anijes.

Nesër, ekuipazhi i astronautëve do të ankorohet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, për të dërguar atje pajisje për kryerjen e inspektimeve, si dhe mjete teknike riparimi. Dy nga shtatë pjesëtarët e anijes Discovery është në plan të kryejnë të paktën dy ecje gjatë misionit 12-ditësh në hapësirë.//lk

XS
SM
MD
LG