Lidhje

Maqedoni: VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet parlamentare të së mërkurës


Në Maqedoni, udhëheqësi i opozitës Nikolla Gruevski tha se do të fillojë punën për krijimin e një qeverie të re koalicioni, ndërkohë që u zotua për rigjallërimin e ekonomisë së vendit.

Partia nacionaliste e zotit Gruevski, VMRO-DPMNE pritet të fitojë pjesën më të madhe të vendeve në zgjedhjet e djeshme parlamentare, por nuk ka të ngjarë të fitojë shumicën.

Zoti Gruevski tha se Maqedonia ka humbur 15 vjetët e fundit që kur fitoi pavarësinë nga Jugosllavia dhe nuk mund të lejojë të humbasë më shumë kohë.

Kryeministri Vllado Buçkovski, udhëheqësi i koalicionit Social-Demokrat në pushtet, i uroi konservatorët për fitoren në zgjedhje.

Ai tha se Maqedonia kaloi provën e mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të drejta dhe po ecën drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Maqedonia përballet me vështirësi ekonopmike, ndërkohë që papunësia është mbi 30 përqind.

Tensionet në Maqedoni vazhdojnë ende, edhe 5 vjet pasi Marrëveshja e Ohrit i dha fund fushatës 7-mujore të luftëtarëve shqiptarë për më tepër të drejta civile dhe politike në vend. //ze//

XS
SM
MD
LG