Lidhje

Ndërmjetësi i OKB-së, Albert Rohan, viziton Kosovën


Një ndërmjetës i Kombeve të Bashkuara po viziton Kosovën për të përshpejtuar bisedimet mbi të ardhmen e saj. Albert Rohan, po udhëton në disa komunitete serbe në prag të mbledhjeve nesër me udhëheqës shqiptarë të Kosovës. Ai do të shkojë pasnesër në Beograd për bisedime me udhëheqës serbë.

Eprori i zoti Rohan, i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkura për Kosovën, Marti Ahtisari, do të këshillohet më vonë gjatë këtij muaji me anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi statusin e bisedimeve.

Zyrtarë të Prishtinës dhe Beogradit kanë zhvilluar që prej gjashtë muajsh bisedime mbi të ardhmen e Kosovës, por pa shumë përparime. Raundi i ardhshëm, i caktuar për 11 korrik, është shtyrë me kërkesë të delegacionit serb.//lk

XS
SM
MD
LG