Lidhje

Kosovë: Ndërmjetësi i OKB-së u kërkon të bëjnë lëshime serbëve edhe shqiptarëve


Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara u kërkoi në Kosovë që të dyja palët të bëjnë lëshime për të përshpejtuar përparimin në bisedimet mbi të ardhmen e saj.

Albert Rohan foli në Prishtinë, pasi i kërkoi udhëheqësve shqiptarë të Kosovës që t’i japin më shumë të drejta pakicës serbe. Ai do të shkojë nesër në Beograd për bisedime me udhëheqës serbë.

Që nga shkurti, Beogradi dhe Prishtina kanë zhvilluar gjashtë raunde bisedimesh mbi të ardhmen e Kosovës, por pak përparim është bërë. Raundi i ardhshëm, i caktuar për më 11 korrik, është shtyrë me kërkesën e delegacionit serb.//lk

XS
SM
MD
LG