Lidhje

Shefer: Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia mund të marrin një sinjal pozitiv


Sekretari i Përgjithshëm i Natos Jap de Hup Shefer tha se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia mund të marrin një sinjal pozitiv për aspiratat e tyre për t’u anëtarësuar në Nato, në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të aleancës.

Zoti Shefer nuk dha ndonjë afat për pranimin e tri vendeve, por tha se nuk do të ketë vonesa. Ai i bëri këto komente gjatë vizitave sot në Kroaci dhe Shqipëri.

Sekretari i Përgjithshëm përshëndeti përparimin e bërë në Kroaci por theksoi nevojën e vazhdimit të reformave ushtarake dhe të drejtësisë, si dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin.

Po ashtu ai u bëri thirrje autoriteteve kroate të punojnë për të shtuar mbështetjen e publikut për anëtarësim në Nato. Aktualisht 30 përqind e kroatëve shprehen pro anëtarësimit në aleancë. Zyrtarët kroatë thonë se kjo shifër e ulët lidhet me shqetësimet e banorëve se në se vendi hyn në aleancë, do të detyrohet të marrë pjesë në operacionet e Natos në vende të tjera. //lk

XS
SM
MD
LG