Lidhje

Shtetet e Bashkuara të gatshme të takohen me Korenë e Veriut


I dërguari i lartë amerikan për Korenë e Veriut, Kristëfer Hill, tha se e Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të takohen me Korenë e Veriut në kuadër të bisedimeve 6-palëshe mbi programin e saj të armëve bërthamore. Por ai tha se një takim i drejtëpërdrejtë dypalësh midis Washingtonit dhe Penjanit nuk mund të zhvillohet jashtë procesit të bisedimeve 6-palëshe.

Zoti Hill i bëri këto komente gjatë një vizite në Korenë e Jugut, ku u takua me zyrtarët e atij vendi për të bashkërenduar një përgjigje ndaj provave me 7 raketa të Koresë së Veriut të mërkurën dhe të enjten.Ai hodhi poshtë përsëri një kërkesë të Koresë së Veriut që Washingtoni të heqë sanksionet financiare kundër Penjanit para se të rifillojnë bisedimet mbi armët bërthamore. Më pas zoti Hill do të shkojë në Japoni dhe në Rusi.

Ndërkohë, Sipas agjencisë japoneze të lajmave Kjodo, konsulli shtetëror kinez Tang Gja Shyen u tha ligjvënësve japonezë se Kina nuk ishte paralajmëruar rreth provave me raketa të Koresë së Veriut. Mes 6 palëve në bisedimet 6-palëshe mbi programin bërthamor të Penjanit, Kina kla marrëdhënie mët ë ngushta me Korenë e Veriut.

Më parë, homologu koreano-jugor i të dërguarit amerikan, Kristëfer Hill, Chun Yung-Woo, tha se provat me raketa duhet të trajtohen si një mundësi për rifillimin e bisedimeve. //rd//

XS
SM
MD
LG