Lidhje

Iraku përfshihet nga dhuna sektare


Rreth 60 veta u vranë të dielën në një ditë të përgjakshme të dhunës sektare në kryeqytetin e Irakut, Bagdat.

Shiitë të armatosur dhe me maska vranë të paktën 42 vetë në një zonë suni të kryeqytetit. Policia tha se autorët e dhunës ngritën pika të rreme kontrolli dhe u vendosën në disa pika në lagjen Jihad të Bagdatit. Ata u kërkonin njerzve letër-njoftimet dhe vrisnin njerëz me emra tipikë suni.

Pas vrasjes së sunive, dy makina bombë shpërthyen jashtë një xhamie shiite në Bagdatin qendror, duke shkaktuar vrasjen e 17 vetëve dhe plagosjen e më shumë se 38 të tjerëve.

Në zhvillime të tjera, ushtria amerikane njoftoi se edhe 4 ushtarë amerikanë janë akuzuar për përdhunime dhe vrasje në një sulm të muajit mars ndaj një familjeje irakiane në jug të Bagdadit. Këto janë akuzat më të fundit në një seri akuzash lidhur me ketrajtimin e civilëve irakianë nga forcat amerikane. //ze//

XS
SM
MD
LG