Lidhje

Kryeministri i Serbisë Koshtunica fillon vizitën në SHBA


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica mbërrin sonte në Shtetet e Bashkuara për bisedime me zyrtarët e lartë amerikanë, përfshirë Sekretaren e Shtetit Kondoliza Rajs. Bisedimet pritet të përqëndrohen në gjendjen në Ballkan dhe në negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës.

Zoti Koshtunica pritet të marrë pjesë në një sesion të Këshillit të Sigurimit për Kosovën që do të zhvillohet të enjten. Zyrtarët serbe dhe ata shqiptarë kanë zhvilluar 6 raunde bisedimesh që nga shkurti mbi të ardhmen e Kosovës, por pak përparim është njoftuar. Shqiptarët kërkojnë pavarësi, ide që Serbia e kundërshton.//lk

XS
SM
MD
LG