Lidhje

Kombëtarja e Italisë kthehet në Romë për të festuar fitoren


Kombëtarja e Italisë është kthyer në Romë për të festuar me tifozët fitoren dje në finalen e Kampionatit të Futbollit kundër Francës. Avioni i ekipit zbriti në një fushë ushtarake aviacioni pranë Romës, dhe ekipi u prit nga Presidenti Giorgio Napolitano dhe Kryeministri Romano Prodi si dhe më pas nga një tubim masiv në kryeqytet.

Italianët e kaluan natën me festime për të shënuar fitoren e kupës së parë në 24 vjet. Kjo është kupa e katërt për Italinë, e dyta pas Brazilit, i cili ka pesë kupa.

Në Paris, Presidenti francez Zhak Shirak vlerësoi lojën e ekipit francez përfshirë edhe futbollistin më të njohur të tij Zinedine Zidane, i cili luajti ndeshjen e fundit të karrierës. Zidane tronditi tifozët në minutat e fundit të ndeshjes, kur goditi me kokë një lojtar italian dhe u nxor me karton të kuq.//lk

XS
SM
MD
LG