Lidhje

Presidenti Bush pret në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin e Sllovenisë


Presidenti Bush u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansa. Takimi u përqëndrua në çështjet e Ballkanit, ato të sigurisë dhe Naton.

Presidenti Bush e quajti Kryeminsitrin Jansa, një udhëheqës me vizion të qartë. Kryeministri slloven tha se ishte i kënaqur që me Shtëpinë e Bardhë kishin të njejtën pikëpamje për çështjet e sigurisë, Naton dhe investimet në Ballkan. Presidenti Bush e falenderoi kryeministrin për informacionin që i dha mbi rajonin. Takimi zhvillohet dy ditë para se Presidenti Bush të nbiset për në Shën Petërburg të Rusisë për takimin e nivelit të lartë të 8-shes.//lk

XS
SM
MD
LG