Lidhje

Bashkimi Evropian gjobit Mikrosoftin me 357 milionë dollarë


Bashkimi Evropian e gjobiti Mikrosoftin me 357 milionë dollarë pasi kompania nuk pranoi t’u jepte rivalëve të saj kodin e programeve të veta, ashtu siç ishte vendosur nga një gjykatë në vitin 2004. Komisioneri evropian për konkurencën tha se Mikrosofti vazhdon të praktikojë forma të paligjshsme tregëtare.

Gjoba është rreth 2 milionë dollarë në ditë që nga dita e vendimit të gjykatës më 16 dhjetor, deri më 20 qershor. Zyrtarët evropianë thanë se gjoba ditore do të trefishohet në 3 presje 8 milionë dollarë në ditë deri në fund të muajit, në se kompania i vazhdon shkeljet.

Bashkimi Evropian e gjobiti Mikrosoftin 633 milionë dollarë në vitin 2004 dhe e urdhëroi kompaninë t’u jepte rivalëve informacionin teknik përkatës që programet e tyre të funksionon normalisht me kompjuterat që përdorin sistemin bazë Windows të Mikrosoftit.

XS
SM
MD
LG