Lidhje

Presidenti Bush mbrriti në Rusi për takime private me presidentin rus, Vladimir Putin


Presidenti Bush tha se do të bisedojë privatisht por me vendosmëri me presidentin rus Vladimir Putin rreth angazhimit të Kremlinit ndaj demokracisë.

Presidenti mbrriti sot në Shën Petersburg për takime private me zotin Putin para se të fillojë takimi i nivelit të lartë i Grupit të Tetëshes.

Zoti Bush tha se beson që ai mund të jetë i efektshëm duke shmangur komentet publike.

Megjithatë, zoti Bush tha se do të shprehë me vendosmëri mendimin e tij se në një shoqëri civile organizatat jo-qeveritare duhet të lejohen të funksionojnë pa u keqtrajtuar.

Grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch me seli në New York tha dje se autoritetet ruse parandaluan hapur qytetarë rusë që të merrnin pjesë në takimin e opozitës këtë javë në Moskë.

Disa ligjvënës amerikanë i kishin bërë thirrje presidentit Bush që të bojkotonte takimin e nivelit të lartë të Grupit të Tetëshes në shenjë proteste për atë që ata thonë se është zbrapsje e Rusisë nga rruga e demokracisë. //ze

XS
SM
MD
LG