Lidhje

Sulm i ri ajror izraelit mbi një lagje në jug të Beirutit; Dëgjohen shpërthime në orët e para të mëngjesit dhe grihet tym nga zona ku ndodhen zyrat e Hezbollahut


Izraeli ka filluar sot një sulm të ri ajror herët në mëngjes mbi një lagje jugore të Beirutit.

Korrespondentët në Beirut thanë se dëgjuan shpërthime sot në orët e mëngjesit. Sipas tyre një re tymi u ngrit nga një zonë e quajtur Sheshi i Sigurisë, ku ndodhen zyrat drejtuese të Hezbollahut.

Ky sulm është vazhdim i bombardimeve të djeshme, gjatë të cilave Izraeli shkatërroi radarë të vendosur në bregdet si dhe goditi objekte të përdorura nga Hezbollahu dhe Hamasi.

Nga ana e tij Hezbollahu vazhdoi të hedhë raketa nga Libani në Izrael.

Bombardimet izraelite vranë dje 32 libanezë, shumica civilë. Rreth 100 libanezë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftimeve ditën e mërkurë. Ndërkohë që nga fillimi i konfliktit 4 civilë izraelitë janë vrarë nga raketat e hedhura nga Hezbollahu.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në Libanin jugor ku 15 civilë humbën jetën ndërkohë që përpiqeshin të largoheshin. Izraeli goditi gjithashtu portin e Beirutit dhe qytetin e Tripolit për herë të parë. Duke folur për televizionin libanez, kryeministri Fuad Siniora e cilësoi Izraelin ‘makinë vrasëse’ që ekzekutonte ndëshkime në masë në Liban. Ai i bëri thirrje OKB-së që të ndërmjetësojë një armëpushim të menjëhershëm. //ze

XS
SM
MD
LG