Lidhje

Shqipëri: Demokratët diskutojnë për reformën zgjedhore


Në Shqipëri, Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Demokratike, mblodhi sot drejtuesit e lartë demokratë për të diskutuar rreth reformës zgjedhore dhe përgatitjeve të partisë së tij për zgjedhjet e ardhshme.

Kryeministri deklaroi se kundërshtimet e forta të opozitës për një sërë çështjesh që lidhen me zgjedhjet vijnë sipas tij vetëm sepse ajo po ndjen humbjen dhe për këtë kërcënon me bojkot. Ai tha se shumica është e angazhuar për standartet e kërkuar për zgjedhje të lira e të ndershme duke përsëritur ftesën për bashkëpunim. E vetmja gjë që shumica nuk mund të bëjë është të detyrojë kryetarin socialist Rama të marr pjesë në zgjedhje, tha zoti Berisha.

Por e majta e gjitha në bllok ka deklaruar publikisht se ajo nuk pranon regjistrin e përkohshëm të votuesve e se kërkon ndryshimin e ligjit për mediat si kusht për të realizuar reformën elektorale. Edhe dje të majtët braktisën Konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare, ne shenjë proteste për ndryshimet në ligjin e gjendjes civile duke deklaruar se sipas tyre shumica kërkon të vendosë në mënyrë të njëanshme për gjithshka që lidhet me zgjedhjet.

Ndertimet pa leje - hapen zyrtarisht procedurat e vetdeklarimit

Ndërkohë në Shqipëri sot janë hapur zyrtarisht procedurat e vetdeklarimit të ndërtimeve pa leje. Janë afër 220 mijë banesa dhe shtesa pallatesh të cilat do të përfitojnë nga procesi i legalizimeve. Kryetari i Agjencisë së legalizimeve Shaban Memia tha se në të gjitha njësitë vendore janë shpërndarë formularët e aplikimit. Nga ky proces nuk do të përfitojnë ndërtimet e bëra pas hyrjes në fuqi të ligjit dhe ato që nuk plotësojnë krieteret e përcaktuara.

//rd//

XS
SM
MD
LG