Lidhje

Udhëheqësi i Hezbollahut  zotohet se sulmet ndaj Izraelit do të vazhdojnë


Udhëheqësi i Hezbollahut Sheikh Hassan Nasrallahu u zotua se sulmet ndaj Izraelit do të vazhdojnë, pas një goditjeje me raketë që shkaktoi vdekjen e tetë personave në një stacion hekurudhor në Izrael.

Në një fjalim në televizion sot, Nasrallahu tha se luftëtarët e Hezbollahut po u përgjigjen goditjeve ushtarake izraelite që kanë shkaktuar vdekjen e mbi 100 personave në Liban. Zyrtarët e spitaleve në Libanin jugor thanë se 10 persona humbën jetën sot nga goditjet ajrore izraelite.

Më parë, kryeministri izraelit Ehud Olmert paralajmëroi për pasoja të rënda pas sulmit me raketa në Haifa, rreth 30 kilometra larg kufirit libanez. Ishte sulmi më vdekjeprurës në Izrael që kur filloi ofensiva e tij kundër Hezbollahut që rrëmbeu dy ushtarë izraelitë në një aksion përtej kufirit të mërkurën. 20 izraelitë kanë vdekur nga dhuna. //rd//

XS
SM
MD
LG