Lidhje

Shqiperi: Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzon propozimet e Parlamentit


Në Shqipëri Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi sot të refuzojë dy emrat e propozuara nga Parlamenti për anëtarë të këtij institucioni. Vendimi u mor pas një mbledhjeje të gjatë disa orëshe me shumicë votash, pasi sipas Këshillit ky institucion nuk ka vende bosh dhe se mandati i dy anëtarëve që kërkoheshin të zëvendësosheshin, Sokol Çomo dhe Pranvera Strakosha nuk kishte mbaruar.

Parlamenti kishte emëruar javën e shkuar vetëm me votat e shumicës së djathtë dy anëtarë të rinj. Përfaqësuesit e djathtë në pushtet e ndërmorrën këtë hap pasi sipas tyre, bazuar në një interpretim të Gjykatës Kushtetuese, Çomo e Strakosha ishin zgjedhur në kundërshtim me ligjin. Një vendim i kritikuar nga kostitucionalistë të njohur të cilët u shprehën se Këshilli i Lartë i Drejtësisë është një institucion i pavaruar dhe vetëm atij i njihet e drejta për të ndërprerë mandatin e anëtarëve të vet.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë kryesohet nga presidenti Alfred Moisiu i cili sot iu drejtua parlamentit duke i kërkuar deputetëve që në rastet kur ai u kthen pas për rishqyrtim ligjet, ky veprim i tij të mos paragjykohet por t'i nënshtrohet një debati me argumenta kushtetues e ligjor e jo thjesht me deklarime e qëndrime publike.

//rd//

XS
SM
MD
LG