Lidhje

Gjenden sende që mund t'i përkasin helikopterit të rrezuar


Anijet e marinës ushtarake detare kanë gjetur sot paradite, pas tre ditë kërkimesh, një xhup për meshkuj dhe një shishe serumi me gjithë aparatin e serumit,të cilat dyshohet se i përkasin helikopterit qeveritar Bell 222 i cili ra në Adriatik mbrëmjen e së dielës ndërsa po transportonte për në Bari një nga figurat e njohura të jetës politike dhe publike Gramoz Pashko.

Kjo u bë e njohur nga Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Objektet e gjetura do ti nënshtrohen pasdite procedurave për verifikimin e tyre nse ato realisht i përkasin helikopterit të rrëzuar.

Ndërkaq anijet italiane kanë njoftuar pezullimin e kërkimeve në sipërfaqe, ndërsa me kërkesë të qeverisë shqiptare do të angazhojnë një anije të specializuar për kërkime në thellësi. Anija e marinës ushtarake italiane pritet të hyjë në veprim nesër pasdite ose mëngjesin e së shtunës. //rd//

XS
SM
MD
LG