Lidhje

Anija italiane nis kërkimet për helikopterin në Adriatik


Në Shqipëri, komandanti i forcave detare shqiptare Kristaq Gërveni njoftoi se një anije e marinës ushtarake italiane “Galatea”, e specializuar në lokalizimet e objekteve në fund të detit në thellësira disa mijëra metra, ka nisur sot kërkimet në detin Adriatik për gjetjen e helikopterit qeveritar shqiptar “Bell 222” i cili ra mbrëmjen e së dielës ndërsa udhëtonte drejt Italisë me 6 persona në bord, për të transportuar në spital një prej figurave të njohura të jetës politike dhe publike shqiptare.

Pasdite kësaj anije do t’i bashkangjitej dhe anija tjetër oqeanografike "Urania", e Këshillit Kombëtar italian të Kërkimeve, e kontraktuar nga qeveria shqiptare e cila do të përballojë të gjitha shpenzimet financiare. Sipas komandantit Gërveni deri me datë 26 korrik do të mundësohet lokalizimi i helikopterit, ndërsa më pas, me mjete të tjera të sofistikuara do të nisë operacioni i nxjerrjes së tij.

Që prej së hënës kërkimet e shumta me anije dhe helikopterë të marinës shqiptare dhe asaj italiane, nuk dhanë asnjë rezultat.

XS
SM
MD
LG