Lidhje

Papa lutet për paqe në Lindjen e Mesme


Papa Benedikti e shpalli ditën e sotme një ditë të veçantë lutjesh për paqe në Lindjen e Mesme. Papa bëri përsëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban. Ai e bëri këtë thirrje ndërsa foli para mijëra peligrinëve në vend-pushimin e tij në Alpet e Italisë.

Papa përsëriti deklaratat në mbështetje të sovranitetit të Libanit dhe të drejtës së Izraelit për të jetuar në paqe. Ai shprehu keqardhjen e tij të thellë për ato që i cilësoi si “popullsi të pambrojtura civile, që goditen pa të drejtë në një konflikt në të cilin ata janë thjeshtë viktima.” Ai tha se këto viktima përfshijnë njerëzit në Izraelin verior, që u detyruan të jetojnë në vendstrehime për t’u shpëtuar sulmeve me raketa të Hezbollahut dhe libanezë të shumtë që edhe një herë po e shikojnë vendin e tyre të shkatërrohet.

XS
SM
MD
LG