Lidhje

Dështojnë bisedimet e Organizatës Botërore të Tregtisë në Gjenevë


Bisedimet për tregtinë botërore në Organizatën Botërore të Tregtisë në Gjenevë dështuan, pasi përfaqësuesit e qeverive kryesore nuk ranë dakord për hapat që duhen marrë lidhur me liberalizimin e tregtisë për artikujt bujqësorë dhe industrialë.

Ministri indian i tregtisë, Kamal Nath, i cili shpalli pezullimin e bisedimeve, tha se mund të duhen muaj ose edhe vite për të rifilluar bisedimet. Komisioneri për tregtinë i Bashkimit Evropian, Peter Mandelson, fajësoi Shtetet e Bashkuara për dështimin e bisedimeve, duke thënë se ato nuk i përgjigjen pozitivisht thirrjeve për të pakësuar subvencionet që qeveria u paguan fermerëve amerikanë.

...Ndërsa Shtetet e Bashkuara fajësuan Brazilin dhe Indinë se refuzuan të heqin pengesat tregtare për importet industriale. Takimi dy ditor i Gjenevës u organizua nga shefi i Organizatës Botërore të Tregtisë, Pascal Lamy, disa ditë pasi kryetarët e shteteve të 8 vendeve të industrializuara ritheksuan angazhimin e tyre për një marrëveshje tregtare me shtrirje globale.//lk

XS
SM
MD
LG