Lidhje

Departamenti i Shtetit: Bisedimet e Vjenës, një ditë e rëndësishme


Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tom Casey, duke komentuar për bisedimet e së henës në Vjenë tha se kjo ishte një ditë e rëndësishme sepse shënonte herën e parë që udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike të Serbisë dhe Kosovës u takuan për të biseduar mbi çështje të statusit përfundimtar dhe çështje të tjera që i shqetësojnë ata.

Shtetet e Bashkuara, tha ai, si edhe në të kaluarën, u bëjnë thirrje palëve të tregojnë elasticitet për pozicionin e njëra-tjetrës. Prishtima dhe Beogradi, tha ai, janë ende shumë larg në qendrimet e tyre.

Por Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që ato të vazhdojnë të bisedojnë në mënyrë konstruktive për të gjitha çështjet thelbësore që lidhen me statusin.

Departamenti i Shtetit, tha zoti Casey, ka një vlerësim dhe respekt të madh për zotin Marti Ahtisari dhe përpjekjet e tij. //ii

XS
SM
MD
LG