Lidhje

Ish-ministri i qeverisë serbo-boshnjake pranon fajësinë ndaj akuzave për krime lufte


Ish-ministri i qeverisë serbo-boshnjake, Momcillo Mandic, pranoi fajësinë ndaj akuzave të reja për krime lufte, që u ngritën ndaj tij kohët e fundit.

Akuzat e reja që u bënë të njohura në gjykatën shtetërore të Bosnjes përqëndrohen tek roli i Mandic-it në sulmin e vitit 1992 të forcave serbe ndaj një qendre stërvitore të policisë në Sarajevë, në fillim të konfliktit në Bosnje-Hercegovinë. Ai gjithashtu akuzohet në lidhje me persekutimin dhe torturimin e myslimanëve dhe kroatëve në kampet e përqëndrimit, kur ai shërbente si ministër i brendshëm.

Në fillim të vitit, Mandic akuzohej se kishte ndihmuar persona të kërkuar, të dyshuar për krime lufte dhe për abuzim detyre. Prokurorët thanë se këto akuza përfshijnë diversifikimin e fondeve bankare të përdorura për ta ndihmuar ish-udhëheqësin serbo-boshnjak Radovan Karaxhiç të shmangë kapjen.//lk

XS
SM
MD
LG